Life StyleTë fundit

‘Pse ti na fsheh?’ Valbona Selimllari tregon arsyet pse i mban fëmijët larg syrit të publikut

E ftuar në emisionin ‘Living Room’, Valbona Selimllari foli për detaje nga jeta profesionale dhe familjare.

Siç dhe dihet, ajo i ka mbajtur gjithnjë fëmijët larg vëmendjes së publikut, gjë që ka shkaktuar debate me ta.

“Kam pasur një debat me fëmijët, – u shpreh ajo. – Ata u rritën dhe nuk e kuptonin pse nuk i nxirrja në ekrane apo rrjete sociale. Një nga debatet e shumta ishte ‘pse ti na fsheh’.

Ajo shtoi se arsyeja pse i ka mbajtur në hije, larg kamerave dhe syrit të publikut është se ka dashur të jetë e kujdesshme me ta dhe nuk ka dashur që të ndihen specialë se janë fëmijët e saj.
”U ulëm dhe i thashë, e para që nuk kam dashur t’ju ekspozoj për të qenë e kujdesshme në marrëdhënie me ju. E dyta është fakti që ju jeni fëmijët e mi, fjala VIP është një fjalë që sot e ka humbur kuptimin. Dhe unë nuk do doja që ata të kishin ndjesinë që janë specialë se janë fëmijët e Valbona Selimllarit.
Fraksion.com