AktualitetPolitikëSportTë fundit

Rama: Pallati i sportit në Gjirokastër, hap dyert së shpejti për sportistët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në Pallatin e Sportit në Gjirokastër.

Rama shprehet se në Pallatin e Sportit në Gjirokastër, çdo gjë po ribëhet nga e para dhe së shpejti do të hapen dyert për sportistët e të gjitha moshave dhe sportdashësit e lojërave me dorë.

Pallati i Sportit do të ketë kushte bashkëkohore dhe komoditet për ekipet sportive nga i gjithë qarku.

 

Fraksion.com