NATO: Urojmë aleaten tonë Shqipërinë që feston ditën e Pavarësisë
Urimeve për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë i është bashkuar edhe faktori ndërkombëtar.
NATO përmes një fotoje të postuar në Twitter, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë.
“Urojmë aleatin tonë Shqipërinë që feston ditën e Pavarësisë” thuhet në postimin e NATO-s, që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.
Ambasada gjermane: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
Ambasada gjermane në Tiranë ka uruar 111- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa shkruan se do t’i qëndrojë në krah vendin tonë në rrugëtimin drejt BE.
“Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët/et tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasada.
Fraksion.com