AktualitetSportTë fundit

E turpshme! Dhunë në volejbollin shqiptar, trajneri i Skënderbeut godet lojtaren 18-vjeçare

Ndeshja e moshave U-18 në volejboll mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë nuk ka qenë e qetë për vajzat korçare. Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xega ka goditur me shpullë një nga volejbollistet e tij, në kohën kur ishte duke dhënë udhëzime për vijimin e lojës.

Pamjet po bëjnë xhiron e medieve, teksa një ngjarje e tillë e shëmtuar është filmuar nga kamerat. Në një moment disavantazhi në fushë, trajneri Xega ka kërkuar një minutë pushim për të dhënë udhëzime, teksa ka goditur me shuplakë një nga vajzat e formacionit.

Volejbollistja e goditur nuk reagon, duke u shtangur nga veprimi i trajnerit. Lojtaret e tjera gjithashtu.

Video po bën xhiron e rrjetit ndërsa njerëzit shprehen të revoltuar, duke kërkuar masa të menjëhershme ndaj Romeo Xegës./iconstyle.al

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com