AktualitetKosovaTë fundit

Mbrojtja: Ish krerët e UÇK s’janë përfshirë në akte terroriste!

“Dhunë ka pasur, por duhet folur për motivin”. Me këtë hyrje nisi dita e dytë e Gjyqit në Hagë për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga avokatët mbrojtës. Duke i cilësuar si absurde aktakuzat e bëra dje nga Prokurorët, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit Gregory Kehoe shpjegoi se Thaçi në fakt nuk kishte pasur fuqi komanduese në UÇK-së, gjatë kësaj periudhe që thuhet në aktakuzë, e cila i takon koherencës kohore përfërsisht gjatë periudhës së marrëveshjes historike të Rambujesë, në shkurt të vitit 1999.

Mbrojtja theksoi se ka qenë zemërata e një populli pas lufte, ajo çka ka nxitur dhunën, por motivi nuk ka qenë për pushtet politik. Avokati Kehoe përmendi edhe një moment të tensionuar mes Sekretares së Përgjithshme Amerikane, Albright dhe Hashim Thaçit kur ku i fundit refuzoi fillimisht të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.

Mbrojtja theksoi se Thaçi u vu në një trysni të madhe diplomatike, e gjithashtu edhe civile. Kontrollin aso kohe e kishin, sipas mbrojtjes marrë komandantët e zonave duke nënvizuar se UÇK nuk kishte në fakt një strukturë terroriste siç pretendohet në aktakuzë, ishte revoltë popullore nacionaliste i një populli të sapo dalë nga lufta. Mbrojtja tha se Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova

Sipas mbrojtjes, Thaçi nuk kishte fuqi reale as gjatë kohës kur ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.

Por ç’ ndodhi në ditën e parë të gjyqit të ish krerëve të UÇK-së?

Në ditën e parë të deklaratave hyrëse, prokurorët e specializuar prezantuan rastin e tyre duke argumentuar se katër të akuzuarit kishin themeluar dhe udhëhiqnin një ndërmarrje të përbashkët kriminale që kishte objektiv kundërshtarët, por që përfshinin edhe ata që konsideroheshin: Tradhtarë; Kolaboracionistë; Mbështetës ose anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në thelb, Prokuroria Speciale u shpreh se gjykimi nuk i shkonte në fakt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por këtyre 4 individëve të cilët përpos se ishin drejtues kishin për qëllim që të shfrytëzonin organizatën apo nismën e tyre në luftë, për qëllime vetjake pushteti.  Prokuroria tha se do të dëshmojë se të akuzuarit kanë “personalisht përgjegjësi” për krimet për të cilat ngarkohen. Një ndër argumentet që ata mbështetën për këtë tezë të tyren ishte fakti se shumica e viktimave në fakt ishin shqiptarë.

Sipas Whiting, provat e Prokurorisë së Specializuar do të tregojnë se të akuzuarit “mbështetën dhe zbatuan një politikë, e cila vinte në shënjestër ata persona, që konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë, përfshirë ata që akuzoheshin si kolaboracionalistë – shpesh mbështetur në asgjë pos lidhjeve me institucionet serbe – si dhe personat e perceptuar jombështetës të qëllimeve apo mjeteve të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së përkohshme të Kosovës”. Prokuroria argumentoi se në mesin e kundërshtarëve përfshihen edhe personat e lidhur me LDK-në, ata me përkatësi etnike apo rome.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com