AktualitetRajoniTë fundit

Përplasja e dy trenave në Greqi, prej 3 ditësh vijojnë kërkimet nën rrënoja, studentët sot protestë në Athinë

Përplasja e dy trenave në Greqi u mori jetën më shumë se 57 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Hetimet lidhur me këtë ngjarje tragjike janë thuajse drejt fundit.

Mes dhimbjes , e trishtimit qytetarë presin identifikim  e familjarëve të tyre. Kushtet në të cilat po kryhen operacionet e shpëtimit janë të vështira e të pafavorshme.

Mjetet me vinça kanë ngritur dy vagonat, si karrocën e parë të pasagjerëve të klasit të dytë, ashtu edhe karrocën e restorantit, ku kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e veçantë nga hetimet, pasi ka mundësi që në momentin e ko- në përplasje, disa pasagjerë kishin lëvizur nga sediljet e tyre origjinale në të gjatë udhëtimit të tyre.

Ndërkohë në orë 12:00 në qendër të Athinë nxënës dhe studentë do të mbajnë një protestë. Gjithashtu pasdite do të zhvillohet edhe një protestë e heshtur nga ana e qytetarëve.  Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe Federata Panhelenike Hekurudhore, ndërsa është ndaluar qarkullimi i trenave .

 

Fraksion.com 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com