AktualitetTë fundit

Parashikimi i motit, e hënë, 12 dhjetor 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i vranët me intervale te pakta kthjellimi.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intesnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje  dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët .Mjegull /mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- perëndim  me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtesi ne mesdite deri në 12-15m/sek. duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/13 Re shi
Kukës 4/8 Re shi/bore
Lezhë 9/13 Re shi
Dibër 4/7 Re shi/bore
Durrës 9/16 Re shi
Tiranë 9/14 Re shi
Elbasan 4/13 Re shi
Berat 8/14 Re shi
Vlorë 10/16 Re shi
Korçë 3/7 Re shi/bore
Gjirokastër 10/14 Re shi
Sarandë 11/14 Re shi

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com