Putin kërcënon me hakmarrje “të ashpra” pas sulmit në urën e Krimesë
Në një dalje televizive të hënën, presidenti Vladimir Putin tha se Rusia kishte goditur objektivat ushtarake dhe infrastrukturore në të gjithë Ukrainën pas shpërthimit të urës së Krimesë të shtunën.
Putin kërcënoi me përgjigje të mëtejshme “të ashpra” që korrespondojnë me “nivelin e kërcënimit ndaj Federatës Ruse, nuk keni dyshim për këtë”, ndërsa akuzoi Kievin për “terrorizëm”.
Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në urën e Kerçit, një lidhje kyçe midis kontinentit rus dhe Krimesë, që Moska ilegalisht në vitin 2014.
Fraksion.com

