AktualitetPolitikëTë fundit

“Do ngrihen grupe hetimi…”, Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se kanë kryer krime kundër njerëzimit. Pas takimit me banorët e Lazaratit, thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre.

Sipas tij, do të ketë së shpejti grupe hetimi për të vërtetuar akuzat e tij dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar të gjithë përgjegjësve të supozuar nga vetë Berisha.

“U ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat. Në ato rrëfime konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Në këtë fshat, krime të vërteta me operacionet antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë hezituar t’i vendosur tyta automatiku në gjoks fëmijëve 2-3 vjecar. Terorrizëm të tillë, banorët nuk e kanë parë në të gjithë ekzistencën e tij. Garantoj banorët se shumë shpejt do organizojnë grupe hetime, do marrin ndëshkimin e merituar.

Vizitova Dervicanin, Dropullin, po shkretohej minoritetit, tokat e mbetura djerrë. Ajo zonë ka ende 5 ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Dhe pas ndërtimit të Unazës së Jugut, nuk u dërgohet korrenti 20 kv. Zonat kanë qenë të htypura, sot ndihen të braktisura. Ju thashë, Edi Rama mund të vijë e të thojë fjalë greqisht, por është armik i lirive të tyre. Bëj thirrje të gjithë banorëve të jugut të lidhemi në një betim solemn, të lëmë dallimet partiake, sot armik i lirive të tyre është sekti i Rilindjes që vjedh e plaçkit cdo ditë”, tha Berisha.

Ndër të tjera, në deklaratën për mediat përmendi edhe takimin me banorët në Gjirokastër, ku tha se vuri re shpopullim masiv dhe i mbeti në mendje fjala e një nëne që kishte vështirësi ekonomike dhe nuk arrinte dot të merrte as një certifikatë.

“Është i paimagjinueshëm se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi tejkalon të gjitha përmasat. E kam menduar disa herë udhëtimin tim. Mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut. Do t’u jap vetëm një shembull. Në Libohovë, nga 50 kompani ndërtimi që kishte në 2013, sot nuk kishte asnjë.

Ferma, prodhime, ishin të falimentuara. Në Gjirokastër kaloje rrugës, të lëndonte në shpirt kompensatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara. Një politikë për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria, largimi i institucioneve nga Gjirokastra kishte boshatis qytetin. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thotë, thuaji Edi Ramës, si mund të shkoj në Tiranë për një certifikatë me pensionin që kam. Nuk udhëtoj dot se rruga më kërkon aq para sa kam pension. Sot në universitet dominonte mungesa masive e studentëve. Të gjithë masat e kësaj qeverie conin drejt vdekjes graduale së një qyteti që qëndron në kurorën e trashëgimisë botërore”, tha Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com