Zelensky provokon Putin: Eja nuk të kafshoj, mos më rri 30 metra larg si me Makronin
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka provokuar sot kreun rus Vladimir Putin, duke e ftuar të takohen, por jo në tavolinë si me Makronin 30 metra distancë.
Në daljen publike, Zelenski publikisht ftoi Putinin për dialog në një tryezë mes tyre.
Por teksa e ftoi, tha: “Eja të zhvillomë një dialog të drejtpërdrejtë. Ukraina nuk dëshiron të sulmojë Rusinë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Ne duam të mbrohemi dhe ata duan të na pushtojnë. Largohuni nga toka jonë! Eja Putin, ulu me mua në tryezën e bisedimeve, jam i hapur. Vetëm jo me 30 metra distancë, si me Macron, Scholz, etj.
Unë jam komshi. Me mua nuk mban dot 30 metra distancë. Unë nuk kafshoj. Jam një burrë normal.
Ulu me mua, fol se çfarë ke, nga se ke frikë. Ne nuk jemi terroristë, ne nuk plaçkisim banka dhe nuk zaptojmë tokat e njerëzve të tjerë”, tha Zelensky, në një bisedë me përfaqësuesit e mediave botërore në qendrën e shtypit të Zyrës së Presidentit në Kiev.
Fraksion.com

