Belind Këlliçi jep dorëheqjen si kryetar i FRPD-së
Belind Këlliçi ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.
Ai njoftoi se do të jetë në detyrë në mënyrë protokollare deri në mbajtje kuvendit të radhës të FRPD-së, kohë kur do të zgjidhet edhe kryetari i ri.
“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor.
Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, – shprehet ai në një media televizive.
Fraksion.com

