Vokshi: Rama po tenton që të kapë AMA-n! E papranueshme edhe për BE
Pas deklaratës së BE-së, që i kërkonte Kuvendit të mos zgjidhte kryetarin e ri të AMA-s në seancën e sotme plenare, ka ardhur edhe reagimi i deputetes së zgjedhur të PD-së, Albana Vokshi. Ajo shprehet se Rama duhet të tërhiqet sot nga tentativa për të kapur AMA-n.
“Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën. Është koha që sot të tërhiqet”, shkruan Vokshi.
Fraksion.com

