AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 51 të infektuar në 24 orë, 3 humbje jete

Eshtë shënuar një rritje e lehtë e rasteve me covid-19, 51 të infektuar dhe 3 të vdekur në 24 orë, pra 13 persona më shumë se një ditë më parë dhe 1 viktimë më shumë.

Nga 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar, 7 pacientë më pak se një ditë më parë.

3 qytetarët nuk e kanë fituar betejën me covid19 janë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Ndërsa vendi ynë po përballet më shumë se një vit nga COVID-19, deri më tani janë kryer 643,963 testime, ku kanë rezultuar 131,327 raste pozitive. nga këto raste aktive janë 16,299.

Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 112,626, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,402 të prekur nga COVID.

Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 13723 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 720 raste dhe Shkodra me 375.

Lezha dhe Berati janë dy qytetet me më pak raste, përkatësisht 82 dhe 90 raste aktive me covid.

Nga shifrat e publikuara nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deri më tani janë vaksinuar mbi 517 mijë persona.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shkruan ministria.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore        51

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore      1,995

Testime totale     643,963

Raste pozitive     131,327

Raste të shëruara   112,626

Raste Aktive     16,299

Humbje jete     2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13723

Fier        720

Shkodër     375

Durrës  250

Korçë    251

Gjirokastër   246

Vlorë    235

Elbasan    129

Dibër   100

Kukës    98

Berat    90

Lezhë   82

 

Fraksion.com