AktualitetTë fundit

“Eshtë rritur koha e pritjes së qytetarëve”; Komiteti i Ekspertëve: Asnjë frikë për ezaurim të spitaleve COVID,

Situata e epidemisë së COVID në Shqipëri është përkeqësuar në raport me javët e kaluara por po mbahet në kontroll, njoftoi sot në konferencën e radhës për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka deklaruar se ka një rëndim të shifrave pasi incidenca është rritur në 301 persona për 100.000 banorë.

Ndërkohë që zv. ministrja e Shëndetësisë Rakacolli tha se ka një rëndim të lehtë por situata është në kontroll. Rakacolli theksoi se kapacitetet spitalore do të mjaftojnë për të trajtuar Covid-19.

“Të mos kemi asnjë frikë. Kapacitetet spitalore do mjaftojnë për të trajtuar Covid-19. Mirëpo nëse ne nuk mbrohemi dhe prurjet jaqnë shumë të mëdha, jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnjë frikë për kapacitetet spitalore.

Në lidhje me problemet e raportimit të vdekjeve, këta të fundit raportohen me shumë kujdes nga mjekët. Mjekët e kanë raportuar me kujdes shkakun e vdekjes së pacientit. MSH deklaron të gjitha raportimet që bëjnë mjekët. Është mjeku i familjes ai që përcakton llojin e medikamentit. Duhen ndjeklur me përpikmëri udhëzimet që jep mjeku i familjes”, tha Rakacolli.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar se për shkak të rasteve të shumta koha e pritjes për qytetarët për të bërë tamponin është rritur, teksa ka listuar dhe arsyet.

“Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, ekipet duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimi bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti. Është një kontroll mjekësor, i thuhet qytetarit “nëse ka një përkeqësim njofto menjëherë” sepse menaxhimi bëhet nga prioriteti i përkeqësimit të sëmundjes”, tha Brataj.

 

Fraksion.com