AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO diskuton Mesdheun Lindor me Kryeministrin grek Mitsotakis

Si pjesë e konsultave të tij të rregullta me udhëheqësit grekë dhe turq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli me telefon me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis të enjten (24 shtator 2020) rreth Mesdheut Lindor.

Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti njoftimin e fundit se Greqia dhe Turqia do të zhvillojnë bisedime diplomatike eksploruese. Ai theksoi rëndësinë e zgjidhjes së situatës në një frymë solidariteti Aleat dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Delegacionet ushtarake nga Greqia dhe Turqia janë takuar shumë herë në Selinë e NATO-s në Bruksel për të krijuar mekanizma de-konfliktual për të parandaluar incidente dhe aksidente në det ose në ajër. Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje përparimin e bërë në bisedime, duke theksuar se NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime mbi çështjet e sigurisë së përbashkët.

Kjo thirrje pasoi diskutimin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi Mesdheun Lindor me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën (23 shtator 2020).

 

Fraksion.com