AktualitetRajoniTë fundit

“Tregtari shqiptar i vdekjes” kapet me rreth 1 mln euro kokainë; Çfarë simbolizon “pantera e zezë’ mbi pako?

Përfundon në prangat e policisë italiane, një i ri shqiptar. Ai u kap në shtëpinë e tij me rreth 2 kg kokainë të pastër.

Operacioni antidrogë i Guardia di Finanza i Leccos bëri të mundur goditjen e shpërndarjes së drogës, ku shqiptari me iniciale M.J, luanti rolin e furnizuesit të shpërndarësve të tjerë.

“Corriere” shkruan se vlera në treg e kokainës, e prerë dhe e shitur në doza, varion nga 800 mijë në 1 milion euro.

Policia pasi mësoi për një aktivitet të mundshëm të trajtimit të drogës që po zhvillohej në shtëpinë e tij, bëri një kontroll në shtëpinë e tij duke çuar në zbulimin e lëndës narkotike mbi 2 kg kokainë të pastër.

Një kilogram droge ishte e ndarë tashmë në pako nga 50 në 100 gram të gatshëm sipas hetuesve për t’u shitur dhe për t’u ndarë në rreth 15 mijë deri në 20 mijë doza.

Kilogrami i mbetur, ishte i paketur dhe sipër pakos ishte një foto e panterës së zezë, një simbol që ndoshta identifikon origjinën e saj. Kjo sasi droge u gjet nën një grumbull materialesh ndërtimi në garazhin e shtëpisë së burrit.

I arrestuar në vitin 2012, ku u kap me trembëdhjetë kilogram marijuanë dhe një armë zjarri, 36 vjeçari u dënua në vitin 2015 me shtatë vjet dhe katër muaj burg dhe pasi u rikthye në liri rifilloi aktivitetin e tij si tregtar ‘shumice’ droge.

“Një tregtar i vdekjes“, e konsiderojnë hetuesit. Ai mori një nofkë të tillë pasi dy të rinj vdiqën nga mbidoza në zona gjatë aktivitetit të tij të mëparshëm.

Ata kanë hequr rreth 20,000 doza kokainë nga tregu vendor,” thotë komandanti krahinor i Guardia di Finanza Paolo Cussotto.

Shqiptari tani është në burg në Pescarenico.

droga finanza 5 maggio 2020-2

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com