SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin në pothuajse 70 mijë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 69.974, prej të cilëve 1.338 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Me mbi 1.2 milionë të infektuar, SHBA është shteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer”, thonë se në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.109, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.214.023.
Pas SHBA-ve, numrin më të madh të të infektuarve ka regjistruar Spanja (250.561), Italia (211.938) dhe Mbretëria e Bashkuar (190.584).
Shteti amerikan New York është më i godituri në SHBA me gjithsej 327.374 raste të konfirmuara dhe 24.944 raste të vdekjeve.
Në SHBA janë testuar pothuajse 7.5 milionë persona, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në mbi 188 mijë.
Fraksion.com

