Palestinë, zgjatet edhe një muaj gjendja e jashtëzakonshme nga COVID-19
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) vendosi të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për një muaj.
Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas me një dekret ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera duke filluar nga 5 maji.
Me dekretin në fjalë gjendja e jashtëzakonshme në Palestinë zgjatet për herë të tretë.
Qeveria palestineze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19 më 6 mars me një afat deri në fund të muajit, ku më pas më 3 prill presidenti Abbas vendosi zgjatjen e saj edhe për një muaj.
– Rritje në numrin e rasteve të COVID-19
Sipas një deklarate nga ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor nën okupim janë përcaktuar 10 raste të reja, ku numri i rasteve në Kuds është rritur në 170, ndërsa në Bregun Perëndimor dhe në Gaza në 362.
Në anën tjetër kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, në një deklaratë para takimit të kabinetit të ministrave u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e marra për të parandaluar pandeminë. /aa
Fraksion.com

