“Nonë Duhija nga Kruja, 77 vjeç u shërua”; Rama poston lajmin: 27 fitojnë betejtën me COVID-19 në 24 orët e fundit
Kryeministri Rama ndërsa ka ndarë lajmin e mirë të shërimit të nënë Duhijes, 77 vjeç nga Kruja, shprehet se vetëm në 24 orët e fundit listës së të shëruarve u janë shtuar 27 persona.
“Lajm i mirë: Nonë Duhija nga Kruja, 77 vjeç u shërua. Edhe 120 tani me jetë e shëndet e me të gjithë njerëzit e zemrës, o nonë!” – u shpreh Kryeministri.
Më tej, Rama shton se “në 24 orët e fundit janë 27 të shëruar nga COVID-19″.
Postimi:
🟢 LAJM I MIRË: NONË DUHIJA NGA KRUJA, 77 VJEÇ, U SHËRUA🤩
EDHE 120 TANI ME JETË E ME SHËNDET E ME TË GJITHË NJERËZIT E ZEMRËS O NONË❤️
*Në 24 orët e fundit, 27 të shëruar🙏

Fraksion.com

