AktualitetTë fundit

Kryhet ndërhyrja klinike e radhës në QSUT, bëhet vetëm në klinikat më të mira në botë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se ditën e sotme është kryer një ndërhyre klinike e radhë ne QSUT e cila bëhet vetëm në klinikat më të mira në botë.

Ministrja shkruan:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në #QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!
Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!
Edhe në kohë pandemie, ekipi i #kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë🙏🏼
Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com