Kina: Kulmi i shpërthimit të COVID-19 kaloi
Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit deklaroi se kulmi i shpërthimit të koronavirusit në vend ka kaluar dhe se numri i infeksioneve të reja vazhdon të ulet.
Kina regjistroi vetëm 15 raste të reja me COVID-19, gjashtë prej të cilëve nga jashtë dhe nëntë në Wuhan duke regjistruar kështu një prirje në rënie të virusit.
Ndërkohë, janë regjistruar 11 vdekje, përfshirë 10 të lidhura me epiqendrën e provincës Hubei.
Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit (NHC) raportoi se infeksionet totale tani janë 80 793 dhe vdekjet 3 169.
Nga gjashtë rastet e infeksionit të kthimit tre i referohen Guangdongut, dy në Gansu dhe një në Henan.
Fraksion.com