AktualitetPolitikëTë fundit

“Telefonova Bashën në 8 qershor”; Meta: I kërkova të largohej, përgjegjësia do të ishte ekskluzive

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer disa herë ngjarjeve të 8 qershorit, kur ai vendosi shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar, Meta tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeopozitarin Lulzim Basha ndërkohë që zhvillohej protesta para Kuvendit.

“Bashën e paralajmërova në telefon kur protestuesit shkuan para Kuvendit. I kërkova të shmangnin Kuvendin e Shqipërisë. Mesazhi ka qenë i qartë për zotin Basha dhe për të gjithë të tjerët se, nëse do të vazhdonin të qëndronin aty dhe do të ndodhte diçka, përgjegjësia do të ishte ekskluzivisht e tyre”, deklaroi Meta përpara deputetëve.

Telefonat e Metës me Bashën bëhej pas informacioneve që ai pretendon se kishte për skenarin e djegies së Kuvendit nga persona të caktuar, jashtë opozitës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com