AktualitetTë fundit

Manastirliu: Koronarografitë falas edhe në qendrat e hemodinamikës në spitalet rajonale

Nga janari kanë përfituar falas mbi 4 mijë pacientë ndërhyrjen në zemer me metoda të avancuara, në spitalet publike dhe jo publike, me financim nga shteti.

Ndërhyrjet në zemër me metoda të avancuara janë sot realitet i prekshëm jo vetëm në Tiranë por edhe në qendrat e hemodinamikës në spitalet rajonale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Manastirliu shkruaj se: Shërbimi i Hemodinamikës në Spitalin Rajonal Fier i cili i ka dhënë zgjidhje rajonit të jugut. Vetë qytetarët shprehen të kënaqur që shërbimin tashmë e marrin në Fier, pa patur nevojë të shkojnë në Tiranë.

Prej Janarit 2019, 4027 pacientë e kanë kryer koronarografinë falas në katër qendrat e Hemodinamikës, përkatësisht në Q.S.U.T, Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal të Shkodrës, Spitalin Rajonal të Fierit si dhe në spitalet jopublike me financim nga shteti.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com