AktualitetTë fundit

Librazhd: Mbytet një person në hidrocentral

Një person është mbytur në digën e hidrocentralit të Rrapunit në Librazhd.

Raportohet se roja i hidrocentralit ka njoftuar për një person i cili ka rënë në ujë.

Ndërkohë  Policia del me deklaratë lidhur me personin e gjetur të pajetë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, në Librazhd.

Pas informacionit të marrë gjatë mbrëmjes së djeshme se një person ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të Besim Karaj, 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lumnik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com