25 të vdekur në punë në vetëm 6 muajt e fundit
25 persona kanë humbur jetët në vendet e punës në vetëm gjashtë muajt të fundit në Shqipëri. Shifra është bërë publike në “Wake Up” në Top Channel nga Irena Gjoka, Përgjegjëse e Sektorit të Inspektimit të Sigurisë në Punë.
Sektori më problematik sa i përket aksidenteve vijon të mbetet ai i ndërtimit, por edhe sektori i fasonerisë.
Sipas Gjokës, Inspektoriati ka rritur me 34% inspektimet në vendet e punës krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Edhe pse pranoi se ka rritje të aksidenteve, Gjoka tha se nuk bëhet fjalë për përkeqësim të situatës, por për një ndërgjegjësim nga punëmarrësit dhe punëdhënësit për të raportuar aksidentet.
Irena Gjoka tha se parandalimi i aksidenteve duhet të fillojë që me hapjen e një subjekti, nëse i përmbush rregullat e sigurisë në punë, si dhe me shtimin e inspektimeve.
Fraksion.com

