AktualitetTĂ« fundit

Bllokohen 55 ton miell gruri nga Kosova e Serbia

Një ngarkesë prej 55 ton “miell gruri” i ardhur nga Kosova e Serbia është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Pas analizave rezultoi se mielli nga Kosova kishte nivelin e proteinës më të ulët se norma e lejuar për prodhim buke.

“Konkretisht, pĂ«r ngarkesĂ«n 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave tĂ« kryera nga laboratori i DRAKU, DurrĂ«s ky produkt rezultoi me nivelin e proteinĂ«s mĂ« tĂ« ulĂ«t se ai i deklaruar nĂ« dokumentacion dhe mĂ« i ulĂ«t se norma e lejuar pĂ«r prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinĂ«s rezultoi tĂ« ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« fletĂ« analizĂ«n qĂ« shoqĂ«ron produktin, niveli i proteinĂ«s Ă«shtĂ« shĂ«nuar 12.08% kurse nĂ« ambalazhin e produktit Ă«shtĂ« max 13%” informoi AKU.

Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%).

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com