Basha nderon dëshmorët: Do ndalojmë simbolet e gjakatarit Enver Hoxha
Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”. Në një prononcim për mediat, Basha tha se do të çojnë në Kuvend ligjin kundër simboleve komuniste.
“Sot është dita kur përkulemi para ditës sublime të bijve që dhanë jetën për lirinë kundër pushtuesve fashistë. Nderojmë sot ata që dhanë jetën për lirinë e çmuar, nga krimi dhe tirania e saj. Nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë që ranë për liri dhe demokraci.
Liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Ditëm që nuk luftojmë më për liri, rrezikojmë ta humbin atë. Të vazhdojmë betejën për lirinë tonë. Betejën për lirinë nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron vendin.
PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin kundër simboleve komuniste. Do ndalojmë simbolet e gjakatarit Enver Hoxha”, deklaroi Basha.

