Bota+

AktualitetBota+Të fundit

Ndikimi në zgjedhje i imigrantëve me shtetësi amerikane

Brenda Cienfuegos morri së fundmi shtetësinë amerikane dhe pret me padurim që të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar. Ajo thotë se votimi i jep zë komunitetit latino-amerikan, pjesë e të cilit është edhe ajo vetë. “Kam votuar gjithmonë në vendin tim. Këtu nuk mund ta bëja, por tani po“, thotë ajo. Zonja Cienfuegos me origjinë nga El Salvadori, nënë e dy fëmijëve, ka ardhur në në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010 në rrugë ligjore. Ajo u regjistrua për të votuar menjëherë pas ceremonisë së saj të shtetësisë në Jork të Pensilvanisë, në fillim të këtij viti. Brenda Cienfuegos ngurron t’i përgjigjet pyetjes se cilin kandidat mbështet për garën presidenciale të nëntorit “Ashtu siç kam mësuar në vendin tim, vota është e fshehtë“, thotë zonja Cienfuegos. “Por ajo çka mund t’ju them është se do të mbështes kandidatin që mbështet më mirë komunitetin latino-amerikan“, shton ajo. Zonja Cienfuegos është pjesë e një grupi në rritje që po “tregon muskujt” në procesin demokratik amerikan. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë, të analizuara nga qendra kërkimore “Pew” tregojnë se më shumë se 23 milionë qytetarë që kanë marrë shtetësinë do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ose rreth 10 për qind e elektoratit. Ndikimi në zgjedhje i të huajve që kanë marrë shtetësinë amerikane është i njohur për grupet politike. Mike

Read More
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com