Bota+

AktualitetBota+Të fundit

Sekretari Pompeo nis turneun në Evropën Qendrore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka filluar një turne njëjavor në Evropën Qendrore të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen t’i bëjnë ballë konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike ruse dhe kineze në Evropë. Kryediplomati amerikan po shkon në Pragë dhe Pilsen në Republikën Çeke, Ljubjanë të Sllovenisë, Vienë të Austrisë dhe Varshavë të Polonisë nga 11 gushti deri më 15 gusht. Zoti Pompeo do të jetë i pari Sekretar Shteti që nga viti 2011 që do të vizitojë Slloveninë, ku do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për teknologjinë 5G ndërsa Uashingtoni u kundërpërgjigjet që paraqet “depërtimi në rrjetet e teknologjisë së lartë” në rajon nga Kina komuniste. Udhëtimi vjen ndërsa Pentagoni bëhet gati të zbatojë planin për tërheqjen e pothuajse 12 mijë trupave nga Gjermania dhe të vendosë një pjesë të trupave amerikane në Poloni dhe vende të tjera të NATO-s, duke ngjallur shqetësim brenda vendit dhe në Evrope, megjithëse zyrtarë të lartë amerikanë e mbrojnë një vendim të tillë si një nevojë strategjike. Ambasadori Philip Reeker, ndihmës sekretari i shtetit në detyrë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha se zoti Pompeo do të diskutojë me homologët e tij për Marrëveshjen për Përmirësimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes SHBA-Poloni që “ofron një kornizë” për të fuqizuar më tej “sigurinë e gjerë transatlantike”. Kjo marrëveshje mbrojtjeje, i jep mundësinë Shteteve të Bashkuara për “një prani me rotacion” të 1 mijë trupave për “të forcuar aftësinë frenuese kundër Rusisë, forcuar NATO-n”, dhe për të siguruar aleatët, thonë zyrtarët. Rreth 4,500 forca amerikane janë ndërkohë në Poloni për shërbimin e radhës. Siguria energjitike Edhe siguria energjitike është në krye të temave të diskutimit të zotit Pompeo me udhëheqës të Evropës Qendrore, ndërsa naftësjellësi i debatueshëm rus “Nord Stream 2” që lidh Rusinë me Gjermaninë, pothuajse ka përfunduar. “Kemi qenë shumë të përkushtuar të ndihmojmë ato vende të gjejnë burime alternative, që të mos varen vetëm nga Rusia”, tha ambasadori Reeker. Rusia e ka mbrojtur projektin e

Read More
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com