AktualitetPolitikëTë fundit

“Në vendin tim do vijë Erjona Ismaili”, reagon deputeja: E gatshme për interpelancë, le të bëjmë debat për çështjen

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili iu përgjigj në Kuvend deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lidhur me delegimin e interpelancës së kërkuar prej tij me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se procedura është e rregullt.

Në replikën e saj, Ismaili tha se duhet të bëhet dallimi mes kërkesës për praninë e kryeministrit dhe kërkesës për zhvillimin e një debati mbi një çështje konkrete.

“Në fakt është totalisht e drejtë që interpelanca është e kryeministrit, por është e deleguar. Në rast se ju kërkoni interpelanca vetëm sepse kërkoni prezencën e kryeministrit, është një gjë. Dhe në rast se kërkoni të zhvilloni interpelanca mbi çështje të caktuara, për të zhvilluar një debat apo diskutim, është një gjë tjetër”, deklaroi ministrja.

Ministrja theksoi se opozita ka të drejtën të tërheqë kërkesën për interpelancë, por kërkoi që të bëhet e qartë nëse dëshiron apo jo zhvillimin e saj.

“Është e drejta juaj për të tërhequr kërkesën mbi arsyetimin që bëtë, thjesht na bëni të ditur në qoftë se dëshironi që të zhvillohet sot apo jo. Unë jam e disponueshme, jam e përgatitur për të bërë një diskutim dhe debat mbi çështjen”, u shpreh Ismaili.

Në fund të fjalës së saj, Ismaili hodhi poshtë pretendimet e opozitës se fjalimet e saj përgatiten nga persona të tjerë.

“Unë kurrë në jetën time, që ta dish sot i nderuar koleg, as kam pranuar, as do të pranoj të më bëjë ndonjëherë fjalim gati. Kurrë”, deklaroi ministrja, duke shtuar se opozita mat punën e të tjerëve vetëm  me metrin  e vet.

Bardhi kërkoi që interpleanca të shtyhej, pasi sipas tij kryeministri Rama nuk mudn t’ia delegonte interpelancën ministres Ismaili.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar kryeministrin Edi Rama që të jetë i pranishëm në seancën plenare për interpelancën e thirrur nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi akuzoi kryeministrin se po shmang përgjegjësinë duke deleguar, sipas tij, interpelancën tek persona pa kompetenca për të përfaqësuar qeverinë për çështjen konkrete.

Ai e krahasoi situatën me një procedurë hetimore, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të transferohet te përfaqësues të tjerë: “Është njëlloj sikur të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë dikë tjetër në vend të tij.”

 

“Është e disata interpelancë që opozita therrët Ramën dhe kryeministri ia delegon personave pa kompetencë dhe përgjegjësi.
Kushtetuta sanksionon detyrimin e kryeministrit dhe ministratve të paraqiten në interpelancë.
Nuk ka asnjë nen që i jep të drejtën e delegimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies së kryeministrit.
Është njëlloj sikur të të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë Erjona Ismaili, Nuk e bën dot, e njëjta gjë është edhe kjo.
Ne nuk pranojmë të zhvillojmë interpelancë me persona që nuk e kemi kërkuar, kryeministri duhet të vijë të japë llogari. Ka të paktën 3 vite që Rama refuzon çdo interpelancë”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com