Zgjedhjet e 9 majit, Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur, i kam shtrirë dorën gjithë partive opozitare
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Binaj deklaroi se do të garojë si kandidat i pavarur, duke qëndruar në të njëjtin qëndrim që kishte shprehur edhe në nëntorin e kaluar, kur zgjedhjet u anuluan.
Ai bëri të ditur se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si ato synojnë të arrijnë objektivat e tyre.
Fraksion.com

