PD bojkotoi “Zgjedhoren”, Balla flet me forcën e kartonëve: Nëse nuk kthehen deri në 30 nëntor PS do çojë propozimet e veta në Kuvend! I kemi 3/5-at
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Partia Demokratike, duke deklaruar se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës, me ose pa opozitën.
Balla u shpreh se afati për përmbylljen e punës së komisionit është 30 nëntori, ndërsa akuzoi PD-në se po përdor bojkotin si një mënyrë për të penguar procesin. Sipas tij, opozita po hedh “shashka” në një situatë që ai e cilësoi si “vdekje politike”.
“Kush e bojkotoi komisionin? E bojkotuan ata! Komisioni nuk ka pse të ndërpritet. Nuk ke pse e lë vendin duke abuzuar me një të drejtë, si ajo e vetos. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision. Të diskutohen, por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, është i papranueshëm”, deklaroi Balla.
“Flas si deputet dhe politikan me shumë vite mbi supe. Sa i përket hapjes së listave për anëtarët e këshillave bashkiakë, unë jam kundër”, përfundoi Balla.
Fraksion.com

