“Korrupsion të kryer në bashkëpunim”, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun, tre persona shpallen të pandehur
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për skandalin e Onkologjikut.
Në total janë tre të pandehur. Mes tyre është mjeku Edmond Gashi, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Të akuzuar janë edhe Emiljano Lela dhe Mustafa Xhepmeta.
Sipas të dhënave të hetimit, mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me disa kolegë, dyshohet se u rekomandonte pacientëve të diagnostikuar me kancer të merrnin shërbime në një klinikë private. SPAK dyshon se klinika ishte në pronësi të babait të mjekut, Halil Gashi.
Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime mbi mënyrën sesi pacientët drejtoheshin nga shërbimet publike drejt klinikës private, ndërsa tashmë çështja ka kaluar në shqyrtim në gjykatë.
Fraksion.com

