“Populli duhet të flasëi”, i dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë për shtetin Bektashi
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën jubilare “Traditë, besim, kulturë dhe vizion në të ardhmen”, një veprimtari e cila përkon me tre përvjetorë historikë: 35-vjetorin e rihapjes pas rënies së regjimit komunist, 11-vjetorin e përurimit të kompleksit kryesor dhe 15-vjetorin e drejtimit të Kryegjyshatës nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi.
Aktiviteti mblodhi krerët e komuniteteve kryesore fetare në vend, përfshirë kryetarin e KMSH-së, Bujar Spahiu, Imzot Gjergj Metën nga Kisha Katolike si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse, të cilët vunë theksin te harmonia dhe bashkekzistenca shembullore ndërfetare.
I pyetur nga gazetarët mbi projektin për krijimin e një Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi, nismë e prezantuar më parë nga kryeministri Edi Rama — i dërguari amerikan theksoi se fjalën përfundimtare e kanë vetë qytetarët. Zampolli u shpreh se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë vendimmarrjen e vetë popullit shqiptar. “Kam dëgjuar për këtë që ka folur kryeministri. Njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin dhe besoj se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë vendimin e njerëzve në Shqipëri. Nëse populli e do këtë, është gjë e mirë, por populli duhet të flasë,” deklaroi Zampolli, i cili zhvilloi edhe një sërë takimesh informale me zyrtarë e përfaqësues të institucioneve në vend.
Fraksion.com

