Berisha niset drejt SHBA-së: Vendi i madh i lirisë do të mbështesë shqiptarët
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po niset për në Shtete e Bashkuara të Amerikës, për takimet që ka në Dallas të Teksasit më 9 dhe 10 shtator.
Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.
Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.”, tha ai.
Pyetje: Zoti Berisha, pyetja e parë. Keni udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kryeministër keni takuar presidentë të ndryshëm. Po çfarë emocioni keni në këtë udhëtim? Është një emocion ndryshe apo shkoni i ftohtë?
Pyetje: Është më i rëndësishmi ky udhëtim apo si do ta vlerësoni? Më historiku?
Sali Berisha: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Thashë, fakti që jeni këtu dëshmon se ju e ndjeni të drejtë se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.
Pyetje: Dhe një pyetje, biletën e biznes apo ekonomik class?
Sali Berisha: Faleminderit shumë. Faleminderit dhe mirupafshim.
Pyetje: Ju nisët fraksionin dhe ju drejtuat parlamentit duke thënë që unë erdha. A keni një mesazh për kryeministrin Rama tani që po niseni për në SHBA? Para pak minutash ka qenë në aeroport… Çfarë mesazhi keni për zotin Rama?
Sali Berisha: Për Padrinon, i them se po niset si Padrino dhe po arrin si Ramaduro.
Fraksion.com

