AktualitetPolitikëTë fundit

Kontrolli në burgun e Durrësit, avokati i Veliajt: Asnjë nga pesë celularët nuk i përket kryebashkiakut të Tiranës

Pesë aparate celularë u gjeten gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca në një reagim për mediat, thekson se asnjë prej aparatëve celularë nuk i përket kryetarit të bashkisë, ndërsa sqaron se asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin  apo sendet e tij personalë.

“Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për gjetjen e pesë aparateve celularë gjatë një kontrolli në sektorin B të IEVP Durrës, ku ndodhet edhe z. Erion Veliaj, sqarojmë se asnjë prej aparateve celularë të publikuar si të gjetur nuk i përket z. Veliaj dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin apo sendet e tij personale.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com