Atentati në Mirditë, policia njoftim zyrtar: Viktor Bardhi u gjet i pajetë në automjet
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.
Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja ka ngritur dyshime për një tjetër episod të lidhur me konfliktet e mëparshme, por deri tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e vrasjes.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com

