“Nuk kam prekur financat publike”, Agasi në qeli, avokati: Duam të na dorëzohet dosja
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ka dhënë një deklaratë për mediat nga blloku i sigurisë, aty ku edhe është transferuar Agasi mbrëmjen e djeshme pas marrjes në pyetje nga agjentët e BKH.
Avokati ka kërkuar që mbrojtjes së Agasit t’i vihet në dispozicion dosja hetimore, ndërkohë që ka bërë të ditura edhe pretendimet e klientit të tij.
Sipas avokatit, Agasi pretendon se nuk ka prekur fondet publike, përfshirë këtu edhe tenderat, pasi sipas tij nuk ka mbajtur pozicione të cilat e lejonin një gjë të tillë.
Këta të fusin në burg pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.
Fraksion.com

