AktualitetPolitikëTë fundit

“Diella e re….”, Berisha reagon ndaj nismës për krijimin e portalit “Pasqyra Albania”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania” si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre.

Berisha e cilëson këtë nismë si një tjetër projekt abuziv dhe një mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike.

“Pasqyra është një mashtrim dhe mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t’u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare”, është shprehur Berisha.

Reagimi i plotë:

“Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!

Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri “Pasqyra Albania” si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për “Pasqyra Albania”, në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij. Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t’u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com