Sot dita e 85-të radhazi revoltë, shqiptarët protestojnë sërish kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore
Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.
Nisja e grumbullimit u bë në sheshin “Skënderbej”, nga ku turma e protestuesve nisi marshimin përgjatë bulevardit drejt godinës së Kryeministrisë. Me mbërritjen përpara selisë së ekzekutivit kanë nisur edhe fjalimet e qytetarëve, të cilët po ngrenë zërin për shqetësimet kryesore dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë tërheqje dhe se protesta do të vijojë ditë pas dite deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Fraksion.com

