AktualitetPolitikëTë fundit

“Ulu atje!”: Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, të majtët braktisin mbledhjen, i moshuari kërcënon t’i godasë më shkop

Këshilltarët e majtë kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e cila ishte thirrur jashtë radhe me kërkesë të opozitës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se mbledhja nisi rreth orës 10:00, por zgjati vetëm rreth 20 minuta. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Situata u tensionua pasi grupi i këshilltarëve të majtë deklaroi se nuk do të merrte pjesë në vendimmarrje lidhur me propozimin që duhet t’i dërgohet Kuvendit.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Këshillit Bashkiak njoftoi mbylljen e mbledhjes, vendim që shkaktoi reagime të forta nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm në sallë.

Sipas pamjeve nga mbledhja, këshilltarët e majtë u larguan nga salla brenda pak sekondash, ndërsa këshilltarët e opozitës vijuan diskutimet dhe deklaratat e tyre.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com