AktualitetTë fundit

Nufi dhe Lamallari në terren për evakuimin e banorëve në Barabit-Lluban, apel për bashkëpunim

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ndodhen në terren në Krujë, ku po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga zjarri dhe po koordinojnë operacionet e emergjencës.

Ndërkohë autoritetet bëjnë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e evakuimit të banorëve të zonës Barabit-Lluban duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me strukturat e emergjencës është thelbësor për një evakuim të sigurt dhe efektiv”, theksohet në apelin e autoriteteve shtetërore.

Ministrat Lamallari dhe Nufi kanë ripërsëritur thirrjen drejtuar banorëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura për evakuim të menjëhershëm teksa po vijohet beteja me flakët.

“Jeta dhe siguria juaj janë prioritet mbi gjithçka tjetër”, deklaroi Lamallari.

Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore për shuarjen e zjarrit.

Ministri Nasufi ka theksuar se për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com