AktualitetTë fundit

Sherr mes të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagosen dy të dënuar, zbardhen detajet

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit.

Burime pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale konfirmojnë se gjatë përplasjes, dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se, sipas të dhënave paraprake, ata dyshohet të jenë goditur me mjete prerëse të improvizuara. Pas nisjes së konfliktit kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të dënuarit në qelitë e tyre.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në nisjen e konfliktit, ndërsa nuk janë bërë të ditur as identitetet e të plagosurve dhe personave të tjerë të përfshirë në përplasje.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com