Sherri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri
Zbardhen detaje të reja lidhur me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në dhomën e ajrimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku dy persona mbetën të plagosur nga goditjet me mjete të improvizuara dhe brisqe rroje.
Mësohet se tre personat e përfshirë në këtë incident janë shtetasit Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj.
Përkundrazi nga sa dyshohej fillimisht për ndonjë larje hesapesh apo përplasje mes grupesh, hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një zënkë të momentit. Të tre të burgosurit gëzonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin shokë brenda ambientit të vuajtjes së dënimit.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit pritet të këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, mënyrën se si siguruar mjetet e prerëse dhe rolin e secilit prej tyre në konflikt.
Fraksion.com

