Mbahet sot protesta e 69-të para Kryeministrisë: Kërkohet dorëheqja e Ramës
Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë mbledhur për të 69-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Dhe atyre që thonë se këtë protestë nuk e zë shtatori, u themi: e keni gabim. Rama dhe qeveria e tij kanë nisur numërimin mbrapsht. Dorëheqje!”, deklaroi Lika. Në përfundim të fjalës së tij, ai ftoi protestuesit të brohorisnin në kor sloganin: “Rama, jep dorëheqjen!”, i cili u përsërit nga të pranishmit para godinës së Kryeministrisë.
Fraksion.com

