AktualitetPolitikëTë fundit

SPAK: Balluku u thirr në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë. Këtë të premte, ajo iu përgjigj fletëthirrjes së prokurorisë së posaçme dhe qendroi 20 min në këtë institucion.

Burimet bëjnë me dije për News24 e Ballukut iu komunikua vendimi për zgjatje të afateve të hetimit edhe me 3 muaj të tjerë, pasi prokurorët e posaçëm argumentojnë se u duhet kohë për kryerje të veprimeve të reja hetimore.

“Znj Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e News24.

Paralelisht Ballukut iu komunikua se u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe për lotet e tjera të Unazës së Madhe, për të cilët më herët ishte nën hetim.

Pasi la ambjentet e SPAK, ish-numri 2 i qeverisë shqiptare, nuk pranoi të japë deklarime për mediat.

 

Më herët, në orët e para të mëngjesit para godinës së SPAK, një grup të rinjsh protestuan me pankarta në duar, duke e cilësuar Belinda Ballukuin si “Belaja e pushtetit”. Më pas ata u spostuan prej andej nga forcat e rendit, ndërsa dy protestues u shoqëruan në komisariat.

Por ndërkohë, edhe pse protestuesit u larguan prej andej, forca të shumta të policisë, si rrallëherë qëndruan pranë godinës derisa Belinda Balluku u largua nga ambjentet e këtij institucioni.

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, vepra për të cilat gjatë 2 ditëve të fundit SPAK ka urdhëruar kontrolle personale dhe në ambjente të ndryshme në disa qytete.

Prokurorët mendojnë se do sigurojnë prova të reja për korrupsionin e ish- ministres dhe ish-numrit 2 të qeverisë shqiptare.

Ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com