AktualitetBota+Të fundit

Rreth 50.000 migrantë në ekslavën spanjolle Ceuta

Pas mbërritjes së një numri të madh migrantësh në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut, kryeministri Pedro Sánchez viziton sot këtë qytet. Së bashku me ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, ai do të zhvillojë konsultime me forcat e sigurisë dhe autoritetet lokale.

BE-ja ofron mbështetje

Komisioneri për Migracionin, Magnus Brunner, shprehu “gatishmërinë e BE-së për të mbështetur më fortë Spanjën për ta vënë situatën nën kontroll, ndër të tjera përmes Frontex-it”, njoftoi ai mbrëmë në platformën X.

Spanja dërgon ushtarë në Ceuta

Spanja dislokoi në Ceuta tri skuadra me nga 20 ushtarë secila, një njësi zhytësish dhe një anije ushtarake, njoftoi Ministria e Brendshme. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters edhe njësitë speciale të policisë do të forcohen me gjithsej 200 efektivë. Qeveria deklaroi se ushtarët do të mbështesin Gardën Civile (Guardia Civil) për të “ruajtur sigurinë në qytetin e Ceutës”. Ceuta 2026 | Policië duke ndjekur refugjatët

Ushtria spanjolle dislokoi në Ceuta tri skuadra me nga 20 ushtarë secila, një njësi zhytësish dhe një anije ushtarakeFotografi: Antonio Sempere/AP Photo/picture alliance

Sipas të dhënave të autoriteteve gjatë ditëve të fundit në Ceuta kanë mbërritur me not më shumë se 3.000 migrantë. Ceuta, është një qytet spanjoll në bregdetin e Afrikës së Veriut. Ky është territor i Bashkimit Evropian dhe kufizohet me Marokun. Numri i saktë i personave që kanë hyrë gjatë ditës së enjte është ende i paqartë. Sipas vlerësimeve të mediave numri i tyre varion nga disa qindra deri në disa mijëra vetë.

Situatë kaotike

Kreu i sindikatës së Gardës Civile, Rachid Sbihi, e përshkroi situatën në qytet si kaotike. Sipas tij kufiri praktikisht është shembur. “Nuk është e mundur të jepen shifra të sakta, por kufirin po e kalojnë mijëra migrantë “, tha ai.

Achraf Maimouni, nga Shoqata Marokene për të Drejtat e Njeriut, e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme, kurse autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.Ceuta 2026 | Komerdare tv lëna në breg prej migrantëve

Presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i bëri thirrje qeverisë qendrore në Madrid që, për “arsye të sigurisë kombëtare”, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i bëri thirrje qeverisë qendrore në Madrid që, për “arsye të sigurisë kombëtare”, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai kërkoi gjithashtu dërgimin e forcave shtesë policore si dhe vendosjen e trupave të ushtrisë në kufirin mes Marokut dhe Ceutës. Por Madridi e refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Shkak i mundshëm një vendim i Gjykatës së Lartë të Spanjës

Një shpjegim i mundshëm për këtë zhvillim lidhet me një vendim të në fillim të korrikut. Sipas këtij vendimi, personat që kapen në det gjatë përpjekjes për të arritur në Ceuta me not nuk mund të kthehen nga autoritetet menjëherë në Marok.

Sipas gjykatës në raste të tilla duhet të ndiqet një procedurë e rregullt sipas legjislacionit për të huajt. Ministria e Brendshme e Spanjës i akuzon rrjetet e kontrabandistëve të migrantëve se po e shfrytëzojnë këtë vendim./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com