“Rama po zhbën atë që nuk diti të zhvillojë”, reagon kryebashkiaku i Memaliajt: Na konsideruan barrë buxhetore, se paratë iu duhen për AKSHI-n
Indinjata për shkrirjen e bashkive është shtrirë edhe në Memaliaj, ku pas thirrjes së qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar ka reaguar edhe kryebashkiaku Albert Malaj, i cili deklaron se do t’i bashkohet kauzës së tyre.
“Kam paraqitur të gjitha argumentet që tregojnë se një vendim i tillë sjell humbje të identitetit, traditave dhe kulturës sonë, ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik, nxit më tej shpopullimin dhe bie ndesh me frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”, ka thënë ai.
Sipas kryebashkiakut të Memaliajt këto janë vendime që nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti; thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë.
Fraksion.com


