UKT përmirëson shërbimin ndaj qytetarëve, shton katër linja të reja kontakti telefonik
Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vijon që të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve. Përmes një telefonate në çdo orë të ditës qytetarët marrin mbështetje dhe zgjidhje për problematikat e tyre me ujin.
Gjatë vitit 2025, Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) mori mbi 106 mijë telefonata nga qytetarët, ndërsa operatorët arritën t’u kthejnë përgjigje rreth 54 mijë prej tyre.
Veç numrit të gjelbër, shtohen edhe 4 numra të rinj, të cilët do të afishohen në hyrje të pallateve dhe do t’iu përgjigjen më shpejt nevojave të qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video në të cilën shpjegohet edhe mënyra sesi funksionon komunikimi me operatorët e shërbimit.
Shërbimi ndaj klientit regjistron kërkesën, e cila më pas merr zgjidhje hap pas hapi, ku identifikohet zona dhe problemi kalon te një ekip që më pas vjen në terren.
Gjithashtu, për verifikimin e cilësisë së ujit, UKT ka në dispozicion laboratorë të certifikuar dhe të akredituar.
Fraksion.com

