Sot dita e 44 e revoltës! Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama, jepe dorëheqjen
Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 44-t, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.
Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 43 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, kaluan përmes zonës së ish-bllokut, për të dalë më pas te sheshi “Nënë Tereza”, nga ku iu drejtuan sërish Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndërtesës qeveritare. Këtu u shënua edhe mbyllja e protestës së 43-të radhazi.
Fraksion.com
